Partia Socialdemokrate (PSD), sot do të mbajë protestë te Pallati i Drejtësisë, duke filluar nga ora 14:00, shkruan Gazeta Botapress.
Kjo protestë do të mbahet para se të fillojë seanca në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së sigurisë ndaj kreut të PSD’së, Dardan Molliqajt, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”.
Seanca ndaj Molliqajt do të mbahet nga ora 14:30.
Ndaj Molliqajt, Prokuroria Themelore në Prishtinë dje ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit. /Botapress.info/