Një incident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në fshatin Grabovc të Drenasit, ku një pasagjere është lënduar rëndë si pasojë e një goditjeje me gur, ndërsa ndodhej në një tren që ishte në lëvizje.
Sipas informacioneve të siguruara nga Gazeta Sinjali, më 03.05.2025, rreth orës 17:00, Policia e Kosovës është njoftuar se një person ishte lënduar dhe kërkohej ndihmë mjekësore urgjente në Stacionin e Trenit në Drenas.
Zyrtarët policorë dhe autoambulanca kanë intervenuar menjëherë. Në vendin e ngjarjes është konstatuar se e lënduara është Shkurtesa Tahiraj, 27 vjeçare, nga Terdeci i Drenasit, e cila ka pësuar lëndime në kokë, pasi u godit nga një gur i hedhur nga persona të panjohur, nga jashtë trenit.
Ngjarja ka ndodhur në kohën kur treni ishte në lëvizje, në afërsi të fshatit Grabovc, ndërsa viktima është transportuar për trajtim në QKMF Drenas.
Për rastin është informuar edhe Stacioni Policor në Obiliq, që mbulon juridiksionin ku ndodhi incidenti. Hetimet janë në vijim për të identifikuar autorët e këtij sulmi të rrezikshëm.
Gazeta Sinjali do të vazhdojë të raportojë për zhvillimet e reja rreth këtij rasti shqetësues.
Pamje:


Të tjera
Aktuale
Flasin nga Komuna e Pejës, japin detaje për rastin e zyrtarit që u xhirua duke konsumuar narkotikë
Zëdhënësi për Media i Komunës së
Aktuale
5 mijë euro ose i tregojmë burrit tënd që ke kalu me 2-3 persona…
Prokuroria Themelore e Gjakovës ka ngritur
Aktuale
Mbi 144 mijë aplikime të pranuara për subvencionin e teksteve shkollore
Gjashtë ditë pas hapjes së sistemit