Sekretari organizativ i Partisë SocialDemokrate (PSD), Nol Nushi, ka reaguar pas arrestimit të kreut të kësaj partie, Dardan Molliqaj, transmeton Gazeta Botapress.
Molliqaj u arrestua sot afër një studio televizive, ku ishte i ftuar si mysafir.“Dardani ka dalë në zyrë që dy ditë rresht. Bashkë kemi mbajtë konferencë në zyre para medieve. Ai ka mbajtë takime brenda dhe jashtë zyrës. Megjithatë, policia e Xhelalit ka zgjedhur ta arrestojë me njësi speciale para mbajtjes së emisionit teliviziv. Dëshmi e qartë që pushteti i Kurtit nuk duron kritikë”, ka shkruar Nushi në Facebook.
Kujtojmë se Molliqaj fillimisht ka refuzuar të shoqërohet nga zyrtarët policorë, duke thënë se nuk ka pranuar asnjë ftesë nga organet e rendit për t’u paraqitur në polici.
Arrestimi i tij lidhet me incidentin që ndodhi në protestën e së shtunës e cila u mbajt në Prishtinë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Më poshtë postimi i Nushit. /Botapress.info/.