Mësimdhënësi nga Vushtrria, Lulzim Paci mori vëmendje mediatike për shkak të reagimeve rreth një videoje të tij, në të cilën shihet duke vallëzuar. Ky veprim i Pacit u gjykua, duke e lidhur atë me profesionin e tij.
Shkolla e vallëzimit latin, “Love and Dance Prishtina”, ka bërë thirrje që të shtunën e 05 shkurtit në mënyrë të kolektive të vallëzohet në Prishtinë dhe Vushtrri, në shenjë përkrahje për Pacin dhe për të kundërshtuar bullzimin ndaj tij e si fenomen në shoqërinë kosovare.
Aktiviteti “Vallëzojmë kundër bullizmit” në Prishtinë do të organizohet në sheshin “Zahir Pajaziti, në ora 12:00, ndërsa në ora 14:00 në sheshin “Adem Jashari” në Vushtrri, shkruan ljami.net.
E, për shkak të këtij vallëzimi, deputetja e LVV-së, Fjolla Ujkani, kërkoi që të merren masa ndaj Lulzim Pacit, duke konsideruara se veprimi i tij nuk përkon me profesionin.
Pas gjithë këtij presioni në rrjete sociale, mësimdhënësi Paci, ka shpërthyer në lot gjatë një interviste televizive. Reagimet nuk munguan as pas kësaj. Mirëpo, tani ato janë në mbështetje të tij. /Lajmi.net/