Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi ka publikuar fotografi nga protesta e sotme e PSD-së kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike në Kosovë.
Në këto fotografi shihet se numri i qytetarëve që kanë marrë pjesë në protestën e organizuar nga kjo parti ka qenë i madh.
“Pjesëmarrje masive në protestë. Të bashkuar këtu rreth një kauze të përbashkët, pavarësisht secilës përkatësi ❤”, ka shkruar Kuçi në një postim në “Facebook”.
Protesta e PSD-së ka përfunduar e qetë edhe pse në disa çaste pati konfrontime të Policisë me protestuesit.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/01/272889538_10224319910777705_6583618122937088510_n-1000x563.jpg)