Siguria në jetën tonë të përditshme është çelësi i mirëqenies sonë. Qëllimi i NATO-s është të garantojë lirinë dhe sigurinë e anëtarëve të saj nëpërmjet mjeteve politike dhe ushtarake, shkruan Gazeta Botapress.
Kjo organizatë luan një rol nëpër krizat politike, dhe të gjitha shtetet anëtare të saj kontribuojnë me forcat dhe pajisjet e tyre ushtarake. Më poshtë Gazeta ju sjellë gjashtë fakte që ndoshta s’i keni ditur për NATO’n:
1. Një “vendim i NATO-s” është shprehja e vullnetit kolektiv e të gjithë 30 vendeve anëtare meqenëse të gjitha vendimet merren me konsensus.
2. Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior- NATO është një organizatë e themeluar në vitin 1949 në bazë të Traktatit të Atlantikut të Veriut, i cili u nënshkrua në Uashington më 4 prill 1949.
3. Selia qendrore e NATO-s është në Bruksel, kryeqyteti i Belgjikës.
4. Gjuhët e perdorura nga NATO janë anglishtja dhe frengjishtja, dhe roli kryesor i kësaj aleance është të ruajë lirinë e Shteteve Anëtare dhe mbrojtjen me anë të forcës ushtarake.
5. Qindra nëpunës, ashtu si dhe ekspertë civilë e ushtarakë, vijnë çdo ditë në Selinë qendrore të NATO-s për të shkëmbyer informacione, për të shkëmbyer ide dhe për të ndihmuar në përgatitjen e vendimeve kur është e nevojshme, në bashkëpunim me delegacionet kombëtare dhe personelin në Selinë qendrore të NATO-s.
6. Çdo ditë, vendet anëtare konsultohen dhe marrin vendime për çështjet e sigurisë në të gjitha nivelet dhe në fusha të ndryshme./Botapress.info/