Forca e Sigurisë së Kosovës do të pajiset së shpejti me 40 aeroplanë të veçantë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Siç shkruajnë disa media amerikane për ushtrinë, FSK-ja do të marrë pajisje të quajtura “RQ-20 Puma Long Endurance UAS”, të prodhuara nga “AeroVironment”.
Marrëveshja me “AeroVironment” ka qenë që prodhimi i këtyre pajisjeve të përfundojë më 25 janar. Kosova ka porositur 40 njësi në total, në vlerë prej rreth 215 mijë dollarësh.
Trupat ushtarake amerikane në Kosovë, si pjesë e misionit të KFOR-it, janë të njohur për përdorimin e këtyre aeroplanëve për mbikëqyrjet e kufijve.
Në fund të qershorit, Qeveria e Kosovës pati konfirmuar porosinë e pajisjeve të ndryshme ushtarake, në vlera milionëshe, nga SHBA-ja./Botapress.info/