Në Klinikën e Pediatrisë janë duke u trajtuar tre fëmijë me Covid-19, një pjesë e madhe e stafit janë infektuar.
Grafikonet e të infektuarve gjatë ditëve të fundit janë të mbushura me moshat e reja.Shifra shqetësuse ka edhe grupmosha 0 deri në 9 vjeç.
E që fatmirësisht, po pohohet se gjendja e tyre është stabile.Doktoresha tregoi se moshat që po prekën më shumë janë nga 2 muaj deri në 18 vjeç.Por që kryesisht kanë simptoma subjektive.
Ani pse situata në Pediatri është e qetë, drejtoresha tregoi edhe për një vështirësi tjetër që po përballën këto ditë.
Në rast të rritjes së numrit të pacientëve pediatrik të infektuar me virusin korona, në klinikën e Pediatrisë kapacitetet për menaxhimin e situatës janë të mjaftueshme.