Ministria i Shëndetësisë, Rifat Latifi, së bashku me zëvendësministri Arsim Berisha dhe drejtori i SHSKUK’së, Valbon Krasniqi, kanë vizituar Klinikën e Infektivës dhe Klinikën e Pediatrisë në QKUK. Por ende nuk ka asnjë reagim lidhur me masat e fundit nga MSH për qytetarët që hynë në Kosovë.
Për kundër reagimeve të shumta lidhur me masat sa i përket qytetarëve që hynë në Kosovë, të cilëve u kërkohen tri doza të vaksinës ose dy dhe testi PCR jo më i vjetër se 48 orë, për çka shumë qytetar të Luginës dhe Shqipërisë janë shqetësuar nga ky veprim. Mirëpo në njoftimin e fundit nga Ministria e Shëndetësisë, njoftohet vetëm për vizitën e ministrit Latifi dhe stafit të tij në QKUK.
Arben Vishaj, drejtor i Infektivës ka njoftuar ministrin Latifi se brenda 24 orëve të fundit në këtë klinikë ka pasur shtatë raste të pranuara me COVID-19 dhe gjashtë të shëruar, derisa nga 54 pacientë sa aktualisht janë në këtë klinikë, katër prej tyre janë në mjekimin intensiv.
Postimi i plotë:
Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, i shoqëruar nga zëvendësministri Arsim Berisha dhe drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, vizitoi në orët e mbremjës Klinikën e Infektivës dhe Klinikën e Pediatrisë në QKUK, ku nga drejtuesit e këtyre klinikave dhe ekipet kujdestare u njoftua për punën aty dhe trajtimin e rasteve me COVID-19.
Ministri Latifi i falënderoi mjekët dhe infermierët për punën që po bëjnë në trajtimin e të prekurve nga COVID-19 dhe u njoh me ecurinë e rasteve që po trajtohen aty.
Nga dr. Arben Vishaj, drejtoir i Infektivës u njoftua se brenda 24 orëve të fundit në këtë klinikë ka pasur shtatë raste të pranuara me COVID-19 dhe gjashtë të shëruar, derisa nga 54 pacientë sa aktualisht janë në këtë klinikë, katër prej tyre janë në mjekimin intensiv.
Në Klinikën e Pediatrisë, drejtoresha Violeta Grajçevci Ukaj tha se për momentin në klinikë janë duke u trajtuar 4 fëmijë me COVID-19 dhe se personeli është I organizuar për të menaxhuar rastet.
Ministri Latifi tha se puna e profesionistëve shëndetësor është një shembull i përkushtimit për ta menaxhuar sa më mirë çdo rast me COVID-19 dhe bëri thirrje popullatës që të vaksinohen dhe t’i zbatojnë masat në fuqi me qëllim që punë e mantelbardhëve të lehtësohet./Botapress.info/