Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka takuar mikun e tij, aktorin e mirënjohur Mensur Safqiu, të mirënjohur si Mixha Shneq nga seriali “Stupcat” me të cilin ka biseduar për tema relaksuese.
Ai e ka falënderuar z. Safqiu për punën dhe porositë që i japin “Stupcat”.
Postimi i plotë i Lladrovcit:
Mensur Safqiu është profil i një karakteri të filmit dhe humorit që mbahet mend gjatë, “Mixha Shneq” është më i dalluari. Ai është edhe shok i rrallë që e tejkalon profilin e tij artistik, humorin dhe porositë që me vite e vite i përcjellin “Stupcat”. Një takim i rastësishëm sot në Brezovicë, u bë shkas të diskutojmë dhe flasim për shumë tema relaksuese. Ai i tregoi disa mesele të forta se ia ka anën, ndërsa unë ia tregova meselen e lepurit dhe do të “kollomojta” nga dora e parë. E falënderova për punën dhe porositë që i japin “Stupcat”. Respekt miku im, Mensur!