Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, duke folur për rritjen e çmimit të energjisë dhe ngrohjen në qytete të ndryshme të Kosovës, ka shkakëtuar të qeshura në Kuvend.
Tahiri tha se vetëm dy qytete kanë pjesërisht ngrohje, Gjakova dhe Prishtina, derisa dikush nga deputetët ia përmendi edhe Podujevën, duke e kthyer në shaka diskutimin e tij, gjë që nuk i iki as kryeministrit dhe as deputetëve.
“Podujevën, pak kem banesa, po edhe Podujevën. Të gjitha këto, të gjitha këto qytete me energji elektrike nxehen. Tash kush po e paguan, fatura shkon tek këto dy kategori, subvencionimi po, i ndihmon bizneset, ato janë pare të qytetarëve të Kosovës”, tha deputeti AAK’së./Botapress.info/