Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi e ka prezantuar kabinetin e ri qeverisës në Komunë, duke e zyrtarizuar koalicionin me Partinë Demokratike të Kosovës.
Bulliqi tha se sot e kanë mbajtur takimin e parë, ndërsa tha se do të punojnë për zotimet që ua kanë dhënë qytetarëve.
“Sot kemi mbajtur takimin e parë të Bordit të Drejtorëve, në të cilin kemi folur për punët e mëdha, projektet dhe detyrat që i kemi para vetës. Zotimet që i kemi dhënë para qytetarëve, do të jenë edhe puna e përditshme e jona. Si qeverisje lokale do t’ju qëndrojmë pranë atyre që kanë më së shumti nevojë, do të jemi të hapur, bashkëpunues e transparent me qytetarët, shoqërinë civile e mediat”, shkroi Bulliqi.
Ky është kabineti qeverisës i Podujevës për katër vitet e ardhshme:
Nënkryetare e Komunës: Marigona Lahu – LVV
Drejtore e Drejtorisë së Administratës: Antoneta Ejupi – PDK
Drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa: Fatlum Osmani – LVV
Drejtor i Drejtorisë së Arsimit: Avni Fetahu – LVV
Drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale: Driton Veliu – LVV
Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim: Bahri Selimi – LVV
Drejtore e Drejtorisë së Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi: Bahrie Shatrolli Mehmeti
Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: Fatmir Rudari – PDK
Drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit: Besnik Mulliqi – LVV
Drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport: Pajtim Balaj – LVV
Drejtor i Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik: Vigan Salihu – LVV
Bulliqi shkroi se së shpejti kabineti qeverisës do të plotësohet edhe me drejtorin e Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mbrojtje e Mjedisit.