Varianti I fundit i Covid 19 i quajtur Omicron duket se në metropolin amerikan Nwë York tashmë po “jep shpirt”. Të dhënat e fundit nga Instituti Hopkins flasin për një renie deri në minus 58% të rasteve në javën e fundit të janarit të këtij viti. Kështu vetëm 2 javë më parë Nwë York printe ne listën e shteteve me numrin më të lartë të të infektuarve.
Por, tashmë kur në shtetin me afer 20 milion banorë, janë vaksionuar rreth 73% e popullatës me dy doza të vaksinës Anti Covid 19, në ndërkohë qe janë infektuar 4.666.630 ndërkaq kanë humbur betejën me këtë virus të padukshëm 62.632 banorë prej shfaqjes së këtij vorusi që po dominon jo vetëm New Yorkun por edhe mbarë rruzullin tokësor.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara ne The Nwë York Times, në 58 distriktet e Shtetit të Nwë Yorkut, vetëm në 9 prej tyre ka një rritje të ulët të infektimit ndërkaq në 49 distriktet e tjera vërehet një rënie rapide e infektimeve, ku pron New York City me minus 63% të rasteve krahasuar me 24 orë më parë.
Ulja e rasteve të infektimeve me Omicron nuk e ka ndryshuar mandatin e mbajtjes së maskës në brendësi të objekteve apo institucioneve publike, në mjetet e udhëtimit si në tren apo autobus si dhe nevoja e pajisjes me pasaportë të vaksinimit në për shërbime indoor në restorane, raporton The New York Times, percjellë Botapress.