Donaldi ka treguar arsyen e nominimit të Dagz të cilin nuk e shpëtoi nga nominimi dhe kështu u eliminua të martën.
Ndërkohë, sonte gjatë transmetimit live është transmetuar pjesa kur Donaldi ka folur në dhomën e rrëfimit lidhur me nominimin.
Donaldi tha se do të ishte hipokrizi nëse do shpëtonte Dagzin, gjithashtu ai komentoi edhe pyetjen e Einxhel drejtuar Beatrixës të cilën e kishte pyetur se pse nuk e kishte shpëtuar Dagzin.
“Si mund ta shpëtonte Dagzin kur unë jam këtu”, tha Donaldi, teksa shtoi se Dagzin e ka mik, por ja që loja është e tillë.
Ndërkohë, Dagzi shihet duke dëgjuar se çka po flet Donaldi derisa bën reagimin epik, mbase edhe i duket i shtirur.
Ndryshe, Donaldi është i nominuar për të dal sonte nga shtëpia bashkë me Einxhel dhe Trixa.