Narcisti ekselent, Kryemnistri Kurti, “iluminon” tempullin e demokracisë parlamentare, dhe përmes tij edhe popullin e tij të “dashur” duke provuar bindshëm faktin se, për energjinë dhe rritjën e çmimit të saj për qytetarët nuk ka fajet Qeveria e Tij, por ish “regjimi i vjetër” !
“Nuk ka rënë Menaxhmenti, por Turbina”, thot Kurti !
Megallomania deri n’skizofreni, i sigurojnë qytetarët (lexo : turmat), se s’bije dot Menaxhmenti, Bordi, dhe jo si jo Ministresha përkatëse dhe përgjegjëse për krizën energjetike dhe varfërimin e qytetarëve, sepse këta “s’kanë” faj, por faji n’a qenka i Turbinave.
Nga kjo logjikë, fajet i paska “Regjimi i vjetër”, i cili nuk i i’a la të gjitha të reja Qeverisë së Re, Qeverisë së shpresës : katalizatoret, bojlerët, filterat, turbinat, dhe gjithë Sistemin energjetik, edhe pse dorën në zemër, LVV-ja e z.Kurti ka kundërshtuar çdo projekt nacional për energjinë derisa ishte në opozitë, dhe s’fundmi edhe atë të SHBA-ve kur erdhi n’pushtet !
Një Qeveri dhe një Kryemnistër, i cili nuk ndermerrë asnjë veprim preventiv (parandalues) përballë krizes energjetike globale, ashtu siq bënë Qeveritë e vendeve në rajon dhe me gjërë që nga korrik-gushti i vitit të kaluar dhe n’kullmin e krizës se saj, fajësoin Qeveritë paraprake të cilat kishin një gjendje 100% ma të mirë dhe ma solide, provon katercipërisht se është Qeveri e papërgjegjshme dhe pse jo, e pa dije dhe vullnet për përgjegjësitë që ka mbi supe.
Në vend se t’merr përgjegjësitë kushtetuese për deshtimin absolut të menagjimit me energjinë dhe për pasojë edhe më dëmtimin e intersave të qytetarëve të cilët i kishte mashtruar gjatë fushates elektorale me premtimin se çmimi i energjisë do të ulet për qytetarët, tani bënë pikërisht të kundërtën ;
Mbronë monopolet, kompanitë private, oligarkët, bizneset jo-prodhuese dhe e gjithë kjo në dëmë të shtresës së mesme e cila me mund të madh mbijeton jetën e shtrënjtë dhe me të ardhura lineare të pandryshuara dhe me një infalcion gërryes dhe që “kafshon” gjepat e cekët të tyre çdo ditë.
Diskursi politik & qeverisës i VV-së dhe i z.Kurti ; pa program qeverisës, pa strategji zhvillimore dhe i papërspektivë, po varfëron çdo ditë e ma shumë qytetarët e Kosovës, dhe po shtyen brezin e ri që t’vetmin shpetim t’a sheh në ikjën nga vendi.
Edhe këtë fat të hidhur, Qveria Kurti po e trajton si problem të natyrshëm të brezit të ri, dhe i cili prek edhe vendet e rajonit dhe jo vetëm Kosoven dhe qytetarët e saj, nësoj siq vepronte me pandeminë dhe krizën energjetike.
Qeveria Kurti, përveq ri-kapjes së Bordeve dhe simbolikes së luftës kundër korrupsionit, realisht ka deshtuar në qeverisje duke rezultuar e pa dije, e pa vullnet dhe e pa invencion, përkundër faktit se ka përballë një Opozitë inerte, pasive dhe për më tepër n’sherbim të Qeverisë dhe Kryemnistrit Kurti, i cili i mba afër, sa herë që frigohet dhe sfidohet me tema sensitive, por jo edhe atëherë kur nuk e sheh t’nevojshme aprovimin eopozitës.
Fajësimi i opozites shantazh nënështrimi !
Narracioni agresiv kundrejtë opozites, jo vetem me numra, por edhe në diskurs, si regjim i i vjetër, i cili gjëja nuk ka bërë asnjë punë të mirë për vendin në mbi dy dekada, sikur ka mbeshtet për muri opozitën e cila e trembur nga rezultati histerik i 14 shkurtit, heziton të ngre zërin lartë dhe fuqishëm duke provuar të kundërtën e cila është :
Pikërisht LVV-ja dhe lideri i saj Kurti janë ata të cilët nuk e kanë bërë asnjë punë të vetme në dobi të Kosovës dhe shtetësisë se saj, në kohën e veprimit jashtë institucioneve, në institucione si opozitë, dhe po deshtojnë edhe në qeverisjën e vendit, përkundër faktit se kanë në dorë të gjitha institucionet shtetërore, nivelet e pushtetëve dhe pozitën e Presidentes, këtë të fundit, dhuratë e opozitës së “trëmbur” !
Një opzitarizëm më i theksuar i LDK, PDK & AAK, në Parlament, dhe i koordinuar me shoqërinë civile dhe qytetarët jashtë Paralamentit, do korrektonte Qeverinë e papërgjegjshme Kurti dhe arrogancën e agresivitetin e saj në numra, dhe për konsekuencë, do ndihmonte vetën dhe vendin.
Në të kundërtën, e keqja nuk do të ndalet, por do thellohët deri në përplasje e cila nuk mund të jetë pa pasoja për vendin dhe rrugëtimin tonë drejtë integrimeve veriatlantike.
f.b