Analisti politik Petrit Zogaj ka ironizuar me ndryshimet që kanë ndodhur te Albin Kurti Kryeministër i vendit dhe te Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës. Zogaj ka përmendur shtrenjtimin e energjisë elektrike si “rezultat” i 14 Shkurtit të vitit të kaluar dhe “aktivitetin” e presidentes Osmani kundër Gjergj Dedajt, përcjellë Botapress.
Ja postimi i Zogajt në Facebook:
Rezultatet e 14 shkurtit: ne njeren ane qeveria e rrite cmimin e rrymes, e ne anen tjeter, Presidentja Osmani merret me Gjergj Dedajn. Kush nuk i sheh keto ndryshime, e ka vetem nga inati 🤪