Nënkryetari i LDK-së dhe deputeti i zgjedhur, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se do të kandidojë për kryetar të Gjilanit në zgjedhjet lokale që po afrohen, raporton Gazeta Sinjali.
Ai ka deklaruar se së bashku me qytetarët, do të punojë për ta rikthyer Gjilanin si një kryeqendër të ekonomisë, arsimit, sigurisë, kulturës dhe sportit.
“Bashkë e me dashni, Gjilanit do t’ia rikthejmë namin e një kryeqendre ekonomike, arsimore, të sigurisë, kulturës e sportit”, ka thënë Haziri.
Postimi i plotë:
Bashkë e me dashni, Gjilanit do t’ia rikthejmë namin e një kryeqendre ekonomike, arsimore, të sigurisë, kulturës e sportit!
Në cilësinë e Kryetarit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, si bartës i proceseve politike në komunë, në mbledhjen e sotme të Kryesisë, kam paraqitur draftin final të Këshillit të Degës për rezultatin zgjedhor të 9 shkurtit.
Përkundër trendit pozitiv dhe konfirmimit për deputet në Kuvendin e Republikës, LDK në Gjilan po vazhdon tani përgatitjet për zgjedhjet lokale.
Si Kryetar i Degës, kam pranuar komentet, kam miratuar analizën dhe raportin detaj të zgjedhjeve të fundit për Kuvend të Republikës, ndërkaq kemi filluar me procesin e përgatitjeve fillestare për zgjedhjet lokale.
Bashkë me Kryesinë e Degës, do ta bëjmë listën më përfaqësuese ndonjëherë, e cila do ta sigurtonte rolin e liderit në nivel komunal, derisa kandidati për Kryetar të Komunës do të jetë konsensual e i praniueshëm për ta rikthyer LDK-në edhe në ekzekutiv.
Përderisa unë jam kryetar i Degës, jam kandidati i vetëm për Kryetar të Komunës dhe sot kemi hapur procesin për këtë.
LDK në Gjilan ka unitet politik e funksional. Jemi një familje politike dhe kemi një qëllim të vetëm: rikthimin e madh të LDK-së në Komunën e Gjilanit.
Bashkë e me dashni, Gjilanit do t’ia rikthejmë namin e një kryeqendre ekonomike, arsimore, të sigurisë, kulturës e sportit!
Të tjera
Aktuale
Flasin nga Komuna e Pejës, japin detaje për rastin e zyrtarit që u xhirua duke konsumuar narkotikë
Zëdhënësi për Media i Komunës së
Aktuale
5 mijë euro ose i tregojmë burrit tënd që ke kalu me 2-3 persona…
Prokuroria Themelore e Gjakovës ka ngritur
Aktuale
Mbi 144 mijë aplikime të pranuara për subvencionin e teksteve shkollore
Gjashtë ditë pas hapjes së sistemit