Ministri i Ministrisë së Haxhit dhe Umres së Arabisë Saudite, Teufik bin Feuzan bin Rebiah, i ka dërguar një letër kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, duke informuar besimtarët myslimanë të Kosovës për rregullat e reja të organizimit të haxhit.
Nëpërmjet kësaj letre, ai ka theksuar se organizimi i udhëtimit të haxhit i takon vetëm Bashkësisë Islame të Kosovës si institucioni zyrtar për këtë qëllim.
Bashkësia Islame e Kosovës ka shpërndarë këtë informacion përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, ku theksohet se Këshilli i Lartë i Dijetarëve të Mbretërisë së Arabisë Saudite ka nxjerrë një fetva të re, duke ndaluar kryerjen e haxhit pa lejen e institucioneve të autorizuara.
Në letër gjithashtu është njoftuar se çdo tentativë për të kryer haxhin pa leje do të sjellë pasoja të rënda, duke përfshirë gjoba dhe ndalim të hyrjes në Mbretërinë e Arabisë Saudite për një periudhë të pacaktuar.



Të tjera
Aktuale
“Qeveri pa Kurtin”, ekspertja gjermane: Partnerët ndërkombëtarë do të ishin më të hapur ndaj një qeverie nën dikë tjetër
Kosova voton për herë të dytë
Aktuale
AUV-i konfirmon se qumështi Aptamil është i sigurt për përdorim
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka
Lajme
Pesë shtetet ku Krishtlindja është e ndaluar
Derisa në shumicën e vendeve të