“A e dini kush është baba i fëmijëve të Arjolës”, “Ja Kush është babai i djalit të Bora Zemanit?, “A e dini me kë ka bashkëjetuar Monika Lubonja? “Kush është biznesmeni shqiptar më të cilin Arbana Osmani ka një djale”….etj.etj.
Këta jane disa prej titujve të shpeshtë që po i lexojmë në portale dhe në medie kohëve të fundit.
Me tituj dhe shkrime të tilla sikur po u bëhet jehonë dhe një reklamim deri në nivel të VIP-ave atyre ish- burrave të disa prej “yjeve” të ekraneve tona.
Dhe asgjë nuk do të kishte të keqe sikur veprimet e tyre, tradhëtia, ndarja apo prishja e bashkëshortësisë të mos kishin pasoja, fëmijë jetimë pa babë dhe familje e fëmijë me prindër të ndarë?
A e meritojnë gjithë këtë famë, këta ish-a të VIP-ave?
Sigurisht se jo!
Nëse jo për tradhëtitë dhe aventurat e tyre të dashurisë, së paku për faktin se kanë lënë femijë jetimë pa babë.
Madje duke “vrapuar” pas ish-ave te VIP-ave sikur i anashkalojmë fëmijët e tyre, jetën e tyre me prindër të ndarë, mbase edhe sakrificat dhe odisejadat e fëmijve të tyre të lënë jetimë!
Fundja, pse nuk kemi ndonjë shkrim dhe reagim për veprimet e tyre, për tradhetitë e tyre, për dhunën e tyre të ushtruar ndaj ish-bashkëshorteve të tyre, për ndarjet pa arsye të tyre, për mungesën e ndjenjës prindore të tyre ndaj fëmijve të tyre të lënë jetimë!
Pra pse duhet të bëhën aktualë ish-at e VIP-ave?
Për një grusht klikime?
Në këtë drejtim fajtorë janë edhe VIP-at të cilat me të shpeshtë i përmendin ata, ish-at e tyre, paçka se si në rastin e Ariola Demirit në sensin negativ dhe në demistifikimin e sjelljeve të dhunës së tyre.
Përmendja e ish-ave të VIP-ave, qoftë edhe në senin negativ, si në rastin e Arjola Demirit, prapë se prapë ka një reflektim negativ sidomos të fëmijëve, sa herë që përmendet ish-i i saj. Rrëfimet me lot të Arjolës për të kaluarën e saj të dhunshme ndaj ish-it të saj shkaktojnë lot e dhembje edhe të fëmijët e saj. Prandaj nëse dëshiron që të kursejë sa do pak veten e mbi të gjitha fëmijët e saj ajo duhet ta harrojë dhe mo sta përmend historinë e saj me ish-in. Rikukthimi i asaj kujtese të dhimbshmë është rifreskim i pamjeve të dhunës edhe në memorien e fëmijve: Ata (fëmijët) nëse nuk kanë qenë objekt dhune, kanë qenë dëshmitarë të dhunës, ndaj nuk ia vlen që të rikujtohet ajo dhunë e ish-it të saj, së paku për hir të fëmijve të saj, qoftë edhe në kuptimin e demaskimit të dhunës së tij ndaj artistes.
Por ka edhe të atilla, si puna e Bora Zemanit e cila në ditëlindjen e saj e fton për të bërë muzikë ish-burrin e saj?
Duket se ajo nuk ka e patur parasysh së paku ndjenjën e djalit të saj të mitur, kur në ditëlindjen e mamit merr pjesë edhe babai i tij që e ka lënë jetimë e që nuk kujdeset më për atë si djalë!
Të degjeneruarit, të shkurorëzuarit dhe ata që lënë fëmijë jetimë, nuk e meritojnë të jenë VIP-a, së paku jo në kuptimin pozitiv të fjalës./Botapress.info/