Nën veprën penale “Lajmërim i rrëmë” është arrestuar Dardi, i njohur për publikun për pjesëmarrjen e tij në emisionin “It’s My Love”.
Deri të arrestimi i tij ka ardhur pasi i njëjti publikonte video në rrejtin social TikTok, duke thirrur policinë dhe duke bërë kallëzime të rrëme, raporton Botapress.info
“Policia e Kosovës, si rezultat i angazhimeve dhe hetimeve intensive ka arritur ta identifikojë dhe njëherit ta arrestoi personin e dyshuar (D.M.), i cili ka bërë deklarim të rremë duke kontaktuar Policinë e Kosovës në numër emergjent për kinse nevojë për ndihmë policore dhe pastaj të njëjtat incizime i ka publikuar në Tik Tok, të titulluar (Dardi thirr policin)” thuhet në komunikatën e policisë.
Dardi është dërguar në mbajtje për 48 orë, teksa policia ka bërë me dije se raste të tilla e pengojnë punën policore dhe janë të kundërligjshme./Botapress.info/