Bajrush Morina: Krejt VV-ja janë Albulena – Ramush Haradinaj mund ta zhbllokojë Kuvendin?

 

Lideri i AAK-se Ramush Haradinaj e ka ne dore “çelesin” zhbllokimit te zgjedhjes se kryetarit te Kuvendit te Kosoves.
Keshtu, perderisa PDK ka inate personale ndaj Albulena Haxhiut ( kujtojeni debatin “e nxehtr” mes Kadri Veselit e Albulena Haxhiut ne Kuvendin e Kosoves qe eskaloi me fjalorin ..”Ma hangsh..”),
-perderisa LDK-ja eshte barrikaduar KUNDER cdo kandidati te VV-se,
-perderisa NISMA nuk ka vota te mjaftueshme per kandidaten e. VV-se. E vetmja alternative mbetet AAK-ja.
Dhe jane disa arsye pse AAK mund ta zhbllokoje Kuvendin e Kosoves:
-E para, maskarada ne Kuvend ka zgjuar iritim ne opinion dhe cdo zhagitje demton krejt spektrin politik te Kosoves,
-E dyta, krejt VV-ja jane Albulena Haxhiu!!! Fundja, cka dallon Dimal Basha apo Arber Rexhaj nga Albulena? Madje cka dallon edhe Saranda Bogujevci e Shqipe Selimi prej Albulena Haxhiut?
Asgje!
Krejt “bashkohen” ne nje adrese: Te Albini e te Dejona?
Prandaj si Albulena, si cdo deputet tjeter, asgje me mire apo asgje me keq nuk do te ndodhe ne Kuvendin e Kosoves?
-E treta, votimi i kandidates se VV-se per kryetare te Kuvendit, do t’ia shkurtonte Albin Kurtit mundesine e prolongimit te konstituimit te Kuvendit dhe perpjekjes se tij per te provokuar zgjedhje te jashtrzakonshme!
E zgjedhjet e jashtezakonshme me se paku do t’i konvenonin AAK-se!
-E katerta, as opozita nuk i ka numrat per formimin e Qeverise. PDK e LDK jane larg nje marreveshje te mundshme nderkaq Nisma eshte “kah te fryn era!”
-E pesta, me konstituimin  e Kuvendit te Kosoves, Albin Kurtit do t’i fillonte numerimi i diteve per formimin e Qeverise se Kosoves.
Pra Kurti e VV-ja do te gjenden para nje akti te kryer: Merre ose leje!
Ne situaten ne te cilen gjendet Kurti e VV-ja, nje Qeveri me 61 vota do te ishte ankth, makth e deshtim per Kurtin e VV-ne.
Ai nuk ka arritur te beje ate qe ka dashur me 67 vota shqiptare e lere me 48 vota te sigurta, 10 te minoriteteve jo serbe dhe 3 votat “e kontrabanduara” te Nismes!
Ne nje situate te tille, Kurti dhe krejt “armata e tij” prej deputetesh do te zbritnin ne toke dhe do ta pranonin faktin se mezi i kane nja 61 vota te zorit per Qeveri e cila do te ishte nje lloj gjysmeqeverie per Kurtin e VV-ne!
Prandaj, Ramush Haradinaj e ka fjalen.
Ramush Haradinaj e ka çelesin e deres se ngujuar te Kuvendit te Kosoves.
Fundja, me keq nuk ka se ku shkon e me mire nuk pritet qe te behet as ne kete mandat qeverises!

Të tjera