Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se ka ndarë 500 euro për familjarët e tri viktimave nga aksidenti që ndodhi të dielën e 9 janarit në fshatin Llupç të kësaj komune.
Ai ka njoftuar se kjo shumë po u ndahet në mënyrë që t’ju ndihmohet sadopak me mbulimin e shpenzimeve të ceremonisë mortore.
“Familjeve të tri viktimave, që pësuan në aksidentin tragjik në Lupç gjatë javës së kaluar, si kryetar i Komunës ua kam ndarë nga 500 euro, në mënyrë që sado pak t’u ndihmojmë në mbulimin e shpenzimeve të ceremonive mortore”, shkruan ai
Në aksident ishin lënduar 11 persona, dy prej të cilëve kishin humbur jetën në vendin e ngjarjes. Kurse, një tjetër si pasojë e plagëve të marra kishte vdekur në QKUK.
Policia në atë kohë pati njoftuar se në aksident ishin përfshirë tre vetura.