Ish-asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Egzon Azemi, ka reaguar me gjuhë të rëndë pasi shefi i diplomacisë së BE-së, Joseph Borrell, kërkoi nga Kosova që të lejonte zhvillimin e referendumit të Serbisë.
Azemi, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka përdorur një frazë të rëndë në tentim për ta përshkruar, siç pretendon ai, afërsinë e BE-së me Serbinë, shkruan lajmi.net.
“Bashkimi Evropian duhet ta kuptoj që tu ja th** Serbisë qe 20 vite, asgjë nuk është rregulluar. Më falni për termat jodiplomatik”, ka thënë ai.
Reagimi i tij vjen pasi Borrell kërkoi që qytetarët serbë në Kosovë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.
Postimi i plotë, pa ndërhyrje: