Ilir Deda njohës i çështjeve politike, ka reaguar në lidhje me situatën në Kuvend, duke thënë se në Kosovë është krijuar praktikë që kryetar i parlamentit të zgjidhet vetëm nga shumica parlamentare që e krijon edhe Qeverinë, gjë e cila ‘’ mundet me qenë e gabuar’’, shkruan Gazeta Express.
Deda ka thënë se dështimi i katërt i votimit të kryetares së Kuvendit, mund të vazhdohet edhe për katër muaj dhe sërish rezultati do të ishte i njëjtë.
Tutje, Deda ka theksuar edhe se si VV-ja, si opozitë opozitë asnjëherë nuk e ke votuar kryeparlamentarin e partive të tjera.
Postimi:
Në Kosovë është kriju një praktikë politike që Kryetari i Kuvendit të zgjidhet vetëm nga shumica parlamentare që e krijon edhe Qeverinë. Kjo praktikë mundet me qenë e gabuar, por është e tillë.
Me 4 votime të pasuksesshme për zgjedhjen e kadidates për kryetare të Kuvendit pasi që VV nuk e ka ndërtu shumicën parlamentare për Qeveri mund të vazhdohet edhe për 4 muaj tjerë, por rezultati do të jetë i njejtë pa një marrëveshje politike.
Nuk mund të shpiken parime politike sipas nevojës dhe varësisht a je në pozitë apo në opozitë. Nëse si parti në opozitë asnjëherë nuk e ke votuar kryeparlamentarin e partive të tjera, atëherë nuk e ke asnjë bazë të kërkosh bllanko përkrahje nga të tjerët.
Rruga e vetme është te marrëveshja politike.
Përndryshe këtë film e kemi pa në 2014 e 2017, me role të tjera atëherë. Ama është film i keq, e filmat e këqij nuk kqyren 3 here. /



Të tjera
Aktuale
Abdixhiku në Llap: Dyert e LDK-së janë gjithmonë të hapura për secilin që beson e kontribuon
Kreu i LDK-së dhe kandidati për
Lajme
Festivali Sunny Hill merr Çmimin për Impakt Ekonomik
Oda Ekonomike e Kosovës ka shpërblyer
Aktuale
Miftaraj-VV’së: Mos lshoni pe pa e vjedh mirë këtë shtet qe e keni marr të gatshëm
Ehat Miftaraj nga IKD ka komentuar