Dy persona kanë humbur jetën dhe nëntë të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri automjeteve, në fshatin Lupç të Podujevës, raporton Gazeta Botapress.
Lidhur me këtë tragjedi ka reaguar kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave dhe u ka uruar shërim të lënduarve.
“Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për vdekjen e dy personave në aksidentin tragjik në mëngjesin e sotëm në Lupç, në të cilën mbetën të lënduar edhe nëntë persona të tjera. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, kurse të lënduarve ju uroj shërim të shpejtë”, shkroi ai në Facebook./Botapress.info/