Gjermanët kanë më së shumti pasuri personale në Europë, sipas një studimi të kryer në Zvicër. Ndërsa zviceranët në proporcion me popullatën kanë më së shumti milionerë. Tashmë 14.1 % të zviceranëve janë milionerë, transmeton Gazeta Botapress.
Pasuria individuale e gjermanëve është përllogaritur të jetë rreth 216.4 trilionë euro, pas tyre vijnë francezët me 12.6 trilionë euro. Mbretëria e Bashkuar dhe Italia ju vijnë pas me nga 10 trilionë euro, sipas të dhënave të organizatës Redesigning Financial Services, RSH nga Zurich.
Pasuria individuale është shtuar në këto vende gjatë vitit 2020 përkundër pandemisë e rënies së bruto prodhimit vendor.
Ky studim ka përfshirë 16 shtete të BE’së dhe Zvicrës. Megjithëse BPV ka rënë për 6.4 % në 2020’n, pasuria personale është shtuar për 3.9 %.
Sipas raportit për pasurinë të European Wealth Report, Gjermania ka më së shumti milionerë – 2.9 milionë sosh, ndërsa Britania dhe Franca nga 2.5 milionë.
Zviceranët në proporcion me popullatën kanë më së shumti milionerë. Tashmë 14.1 % të zviceranëve janë milionerë./Botapress.info/