Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar edhe 39 pajisje për prodhimin e kriptovalutave, në rrugën “Dëshmorët e Prapashticës”, në Prishtinë
Sipas Policisë, 35 prej pajisjeve të cilat u gjetën në kohën kur po kryhej kontrolli ishin në funksion.
Në njoftimin thuhet se marrë parasysh procedurat ligjore lidhur me këtë rast janë njoftuar zyrtarët përgjegjës të Doganës së Kosovës dhe në koordinim me ta do të ndërmerren veprimet e mëtejme.