Ditën e premtë me vransira të ndryshueshme, do të ketë më shpesh intervale me diell, derisa orëve të pasdites priten zhvillime të rrebesheve të shiut dhe bubullima. Frynë erë jugore e juglindore e lehtë dhe mesatare 3-7m/s. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 18C e 21C, e minimalet fillimisht zbresin në 10C e 12C.
E paqëndrueshme po mbetet situata edhe ditëve të fundjavës. Më shumë vransira e mundësi për rrebeshe shiu parashihen ditën e shtunë. Të dielen nuk mungojnë intervale me diell. Temperaturat zbresin në 17C e 18C. Nga dita e hënë vransirat shpërndahen, ndërkohë që nga dita e martën parashihet mot më stabil, kryesisht me diell e kthjellime.
Temperaturat kryesisht luhaten ndërmjet 16C e 19C, ato maksimale, derisa minimalet mund të zbresin deri në 5C. Përgjatë fundjave erërat ndryshojnë drejtimin në verilindje e frynë të lehta dhe mesatare 4-11m/s, njofton Mendimi për Motin.
Të tjera
Aktuale
Mbi 144 mijë aplikime të pranuara për subvencionin e teksteve shkollore
Gjashtë ditë pas hapjes së sistemit
Aktuale
Kosovarët në shënjestër të Serbisë: Arrestime, akuza për “krime lufte” dhe thirrje për kujdes në udhëtime
Kosovarët edhe këtë vit kanë qenë
Aktuale
Si ndodhi aksidenti tragjik në Dollc të Klinës, ku humbi jetën një person dhe pesë u lënduan?
Policia e Pejës ka dhënë detaje