Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke vazhduar aksioni i filluar me datë 21 dhjetor 2021 për rastin “Brezovica”, ku janë duke u bastisur 10 lokacione në qytete të ndryshme, ndër to edhe zyret e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Deri me tani janë arrestuar shtatë (7) persona, dy prej tyre janë zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare – marrje ryshfeti, si dhe pesë (5) qytetarë të dyshuar për dhënie të ryshfetit.
Burime të Indeksonline bëjnë me dije se njëri nga të arrestuarit është kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit, Bedri Halimi.
Kujtojmë se Halimi ka qenë i akuzuar më herët për keqpërdorim të detyrës zyrtare. /Indeksonline/
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/01/269519691_642560423553439_4588862938104570039_n.jpg)