Transporti i të burgosurve ka gabuar orën e sjelljes së Shkumbin Kryeziut i cili akuzohet për vrasjen në Hajvali, andaj Gjykata Themelore në Prishtinë konstatoi se nuk ka kushte për mbajtjen e seancës së rigjykimit të enjten.
Paraprakisht, gjykatësi i rastit Ertan Sejfulla bëri të ditur se transporti kishin gabuar orarin e sjelljes së të akuzuarit, duke i thënë se për 40 minuta mund ta sjellin, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Mirëpo, gjykatësi sqaroi se meqenëse është orari i pauzës dhe se në sesionin e pasdites ka gjykim tjetër të planifikuar, seancën e shtyu për datë tjetër.
Ndryshe, prezent në gjykim ishin prokurori i shtetit, Arben Hoti, pala e dëmtuar- gjyshi i të ndjerit, V.Xh, Fai kXhemshiti, përfaqësuesja i viktimave- Mema Mjeku, si dhe mbrojtësi i të akuzuarit Kryeziu, avokati Florent Latifaj.
Ndryshe, Gjykata Themelore e Prishtinës, më 25 korrik 2024, e kishte dënuar të akuzuarin Kryeziu me 20 vite burgim.
Ky rast është kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit me vendimin e përpiluar me datë 5 shkurt 2025, përmes të cilit thuhet se në rigjykim duhet të administrohen edhe një herë provat, të vlerësohet mendimi i ekspertit mjeko-ligjor nëse ftohet edhe një herë, të shihet edhe një herë nga Agjencia Kosovare e Forenzikës (AKF) ekzaminimi i mjetit të sekuestruar, e që nëse nuk është bërë ekzaminimi të bëhet i njëjti.
Ndryshe, për veprën penale mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve, Kryeziu kishte pranuar fajësinë me 16 janar 2023 gjatë shqyrtimit fillestar.
Kurse, për të miturin A.K. është zhvilluar një procedurë tjetër dhe i njëjti është dënuar tashmë.
Të tjera
Aktuale
Flasin nga Komuna e Pejës, japin detaje për rastin e zyrtarit që u xhirua duke konsumuar narkotikë
Zëdhënësi për Media i Komunës së
Aktuale
5 mijë euro ose i tregojmë burrit tënd që ke kalu me 2-3 persona…
Prokuroria Themelore e Gjakovës ka ngritur
Aktuale
Mbi 144 mijë aplikime të pranuara për subvencionin e teksteve shkollore
Gjashtë ditë pas hapjes së sistemit