Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, tha se sot erdhi në Prishtinë një një vizitë normale pune, ndërsa njoftoi se nga këtu do të niset drejt Beogradit.
“Sot jam në Prishtinë si pjesë e zbatimit të mandatit, ekipi im dhe unë jemi duke zhvilluar vizita në nivel pune dhe kjo është një pjesë e zakonshme e misionit tonë dhe do të shihni edhe vizita të tjera të ngjashme në të ardhmen. Jam shumë i lumtur që jemi këtu. Nga këtu do të vazhdoj për në Beograd dhe më pas do të kthehem në Bruksel. Jemi duke punuar. Kaq për tani”, tha ai shkurt për gazetarët.
Ai këto deklarata i bëri pas një takimi që pati me zëvendëskryeministrin në detyrë Besnik Bislimi në Qeveri.
Kjo është vizita e dytë e tij në Kosovë dhe Serbi që kur mori mandatin në shkurt të këtij viti.
Në vizitën e parë, Sorensen kishte zhvilluar takime njoftuese me krerët e vendit.
Të tjera
Aktuale
Flasin nga Komuna e Pejës, japin detaje për rastin e zyrtarit që u xhirua duke konsumuar narkotikë
Zëdhënësi për Media i Komunës së
Aktuale
5 mijë euro ose i tregojmë burrit tënd që ke kalu me 2-3 persona…
Prokuroria Themelore e Gjakovës ka ngritur
Aktuale
Mbi 144 mijë aplikime të pranuara për subvencionin e teksteve shkollore
Gjashtë ditë pas hapjes së sistemit