Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka vendosur të bojkotojë seancën e sotme të Kuvendit Komunal të kryeqytetit.
Në rend të ditës për seancën e sotme është vetëm një pikë: propozim-vendimi për të lënë në shqyrtim publik projekt-dokumentin e Planit Zhvillimor Komunal.
Në një deklaratë për shtyp, LVV-ja në Prishtinë thotë se kjo është tentativë e kryetarit Përparim Rama, për të kontrabanduar dokumentin kryesor komunal mbi zhvillimin e qytetit.
“Ky draft aktual i PZHK-së, me 28 komente negative nga MMPHI, ndër të tjera parashikon zgjerim të zonave ndërtimore në mënyrë të pakontrolluar, projekton rrugë që kalojnë nëpër toka bujqësore të cilësisë së lartë dhe rrezikon zonat e mbrojtura ujore.
Për këtë arsye, Grupi i Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë në këtë seancë klandestine të thirrur nga kryetari në ikje. Ne refuzojmë të bëhemi pjesë e një procesi joligjor, joprofesional dhe të dëmshëm për Prishtinën”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Aktuale
Dega e Vitisë e pret Abdixhikun një ditë pasi tri tjera ia kërkuan dorëheqjen
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së
Aktuale
Një i mitur gjendet pa shenja jete në fshatin Palabardh të Gjakovës
Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë e
Lajme
Disa prodhime të ujit mineral Kllokoti rezulton me përmbajtje të lartë të Borit
Disa lote prodhimi të ujit mineral