Pritje të gjatë në pika kufitare të Kosovës ka edhe sot. Gjendje më e rënduar është në pikën kufitare në Merdarë.
Atje qytetarët po presin deri në dy orë e gjysmë për ta kaluar kufirin me Kosovën.Kështu kolonat në këtë pikë kufitare kanë arritur në 1700 metra.
Kaq të gjata kolonat janë edhe në pikën kufitare në Jarinje. Ndërkaq pritja e qytetarëve për të dalë jashtë Kosovën shkon në 1 orë e 10 minuta.
Në ndërkohë tek Dheu i Bardhë pritjet janë deri në një orë. Në pikat tjera kufitare gjendja është e qetë. Kjo sipas përditësimit të fundit ngaQendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar./Botapress.info/