Ka filluar mbledhja e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ku pritet të zgjidhet kryesuesi i Asamblesë.
Mbledhja po kryesohet nga asamblisti më i vjetër komunal në kryeqytet, Milazim Vitia, teksa prezente janë parë të gjitha grupet parlamentare.
Mediumi nga burimet e saja ka marrë vesh se është arritur një koalicion ndërmjet LDK-së dhe PDK-së për bashkëqeverisje të komunës së Prishtinës.
Prezentë në sallë janë edhe asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje.