Policia ka evakuuar udhëtarët dhe punonjësit në stacionin e autobusëve në Prishtinë, pas një thirrjeje për mjet të dyshimtë, raporton Express
Këtë informacion e kanë konfirmuar për Express burime brenda Policisë së Kosovës
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/01/270113841_606277300436043_2897230489453205547_n-1-1-864x600.jpg)
Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe para pak ditësh në stacionin e autobusëve në Prishtinë, ku një qytetar ka telefonuar policinë dhe ka deklaruar se ka lënë një mjet shpërthyer në stacion.
Por ky ka rezultuar të jetë alarm i rrejshëm, pasi në stacionin e autobusëve policia nuk gjeti asnjë mjet shpërthyer.