Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar sot luftëtarin e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shpëtim Agushollin, për të cilën tha se ishte emocion i veçantë.
Mehaj tha se plagët e Shpëtimit janë gjurmë të shenjta të cilat dëshmojnë se sa shtrenjtë ka kushtuar liria.
“Plagët e luftëtarit ikonë të UÇK-së, të Betejës së famshme të Koshares, Shpëtim Agusholli, janë gjurmë të shenjta që dëshmojnë se sa shtrenjtë ka kushtuar Liria jonë. Emocion i veçantë ishte vizita pranë shtratit të Shpëtimit. Ndonëse në gjendje të rëndë shëndetësore me karrocë, Heroi i gjallë, Shpëtim Agusholli, vazhdon të na jap forcë dhe vullnet që të vazhdojmë pandalshëm në forcimin e Ushtrisë sonë”, shkroi ndër të tjera ai në Facebook.
Numri një i Ministrisë së Mbrojtjes është zotuar se Qeveria do të angazhohet në maksimum që “frytet e gjakut të derdhur për Lirinë dhe Pavarësinë tonë t’i kurorëzojmë me Shtetin e Ushtrinë tonë të fortë”./Botapress.info/