Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se në kuadër të aksionit të zhvilluar sot në Gjakovë, ku u arrestuan tre qytetarë, është shoqëruar për intervistim edhe një zyrtare policore, e cila tashmë është në fokus të hetimeve të brendshme.
Sinjali mëson ekskluzivisht se zyrtarja policore e cila u shoqërua për intervistim në Polici është Rozana Nokaj.
Burime të sigurta brenda strukturave të hetimit bëjnë me dije se zyrtarja në fjalë është pjesë e Policisë së Kosovës dhe se shoqërimi i saj është bërë me qëllim të verifikimit të kontakteve apo ndërveprimeve të mundshme me personat e arrestuar.
Aksioni është ndërmarrë nga Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Gjakovës dhe me asistencën e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), dhe vijon të zhvillohet në disa lokacione të qytetit.
Për momentin, nuk ka të dhëna zyrtare për ndonjë masë ndaj zyrtares së shoqëruar, ndërsa hetimet janë në fazë të hershme dhe pritet të zbardhen në ditët në vijim.



Të tjera
Lajme
Vdes një grua në Mitrovicë, policia po e heton rastin
Një grua në Mitrovicën e Jugut
Aktuale
Protesta antiqeveritare në Shqipëri, përleshje e gaz lotsjellës – çfarë ndodhi mbrëmë në Tiranë
Protestuesit janë përleshur me pjesëtarë të
Aktuale
Ngushtica e Hormuzit “s’do të mbetet e hapur” nëse vazhdon bllokada e SHBA-së
Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher