Ministrja në dorëheqje e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se sot mbyllur kompania paralele e Serbisë e ujësjellësit dhe mbeturinave “Novo Javno Preduzece” e cila ka funksionuar në Shtërpcë.
Mbyllja e këtyre kompanive është bërë pas kërkesës së Njësisë së Mbikqyrjes së Ndërmarrjeve Publike drejtuar Policisë së Kosovës
“Ministria e Ekonomisë sipas mandatit dhe mekanizmave të saj është në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim dhe në mbarë territorin e Republikës së Kosovës. Në këtë drejtim do të punojmë në vazhdimësi dhe pa u ndalur. Falënderoj Policinë e Kosovës për mbështetjen dhe njëherit kërkoj nga ta dhe nga Prokuroria hetime të menjëhershme mbi dëmet dhe përfitimet që janë sjellë nga veprimtaria e jashtëligjshme e këtij institucioni paralel të Serbisë”, ka shkruar Rizvanolli.



Të tjera
Lajme
Abdixhiku: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nënshtrim, ne zgjodhëm Republikën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të
Aktuale
S’ka president të ri, Kosova shkon në zgjedhje
Deputetët e Kuvendit të Kosovës
Aktuale
Haxhiu: PDK, LDK, AAK, Lista Serbe s’janë të pranishëm, po presim nëse po kthehen
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi