Komuna e Podujevës është deklaruar pasi në disa lokacione të qytetit ndriçimi publik po qëndron i ndezur edhe gjatë ditës.
Ata thonë se persona të pandërgjegjshëm po vendosin batanije në senzorët e vendosur në shtyllat e ndriçimit publik.Tutje thonë se do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për parandalimin e këtyre veprimeve.
“Të nderuar qytetarë, Jemi të njoftuar nga qytetarët që në disa lokacione të qytetit, në senzorët e vendosur në shtyllat e ndriçimit publik, persona të pandërgjegjshëm po vendosin batanije, dhe si pasojë disa vende ndriçimi publik po qëndron i ndezur edhe gjatë ditës. Informacionin e kemi përcjellur në drejtoritë përkatëse të cilat do t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për parandalimin e këtyre veprimeve“, thuhet në njoftim./Botapress.info/