Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është lavdëruar që ka mbajtur 52 mbledhje të Qeverisë këtë vit, derisa ka thënë se u morën 485 vendime, shkruan Gazeta Botapress.
Derisa Kosova po përballet me krizë të madhe energjetike, ku reduktimet janë më shumë se dy orë, Kurti ka gjetur kohë që lavdërohet për punën e tij.
Në një postim në Facebook, ai sot ka treguar se sa mbledhje ka mbajtur Qeveria e tij për 40 javë. Sipas Kurtit deri më sot janë mbajtur 52 mbledhje, derisa janë marrë 485 vendime.
“Po e përmbyllim këtë vit me 52 mbledhje të Qeverisë së Republikës së Kosovës përgjatë 40 javëve. Në këtë mbledhje të sotme, morëm plot 27 vendime, nga 485 sosh në total”, ka shkruar ai.
Ndryshe Kosova tash e disa ditë është në terr energjetik, ku reduktimet janë të mëdha. Qytetarët po përballen me reduktime të rrymës, duke ju shkaktuar kështu edhe telashe të mëdha në jetesën e tyre. /Botapress.info/