Lëvizja Vetëvendosje ka shkelur procedurën parlamentare me mos hedhjen në votim të kandidatit për kryetar të Kuvendit të Kosovës të hënën, thotë hulumtuesi në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Eugen Cakolli.
Veprimi i djeshëm i LVV-së po konsiderohet nga Cakolli si shkelje e rregullores së Kuvendit si dhe Aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese në vitin 2014.
Ai thotë se situata e njëjtë mund të përsëritet edhe të mërkurën, kur edhe është caktuar vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit, derisa thekson vendi rrezikon të hyjë në një krizë politike.
“Në rastet e tilla edhe të mërkurën LVV-ja mund që të mos propozojë fare një emër dhe rrjedhimisht seanca mund të shtyhet në mënyrë të pafundme pasi s’ka asnjë afat procedural. Për bindjen tonë kjo është situata më e komplikuar juridike”, përfundon ai për Kosovapress.
Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit është caktuar të mbahet të mërkurën në orën 10:00.



Të tjera
Aktuale
“Qeveri pa Kurtin”, ekspertja gjermane: Partnerët ndërkombëtarë do të ishin më të hapur ndaj një qeverie nën dikë tjetër
Kosova voton për herë të dytë
Aktuale
AUV-i konfirmon se qumështi Aptamil është i sigurt për përdorim
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka
Lajme
Pesë shtetet ku Krishtlindja është e ndaluar
Derisa në shumicën e vendeve të