Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu u shpreh se Kosova ka një kryeministër të aftë për të krijuar kriza, por të paaftë për t’i zgjidhur ato.
Në seancën e sotme parlamentare, Deliu tha se kjo qeveri krahas “ofrimit të territ”, rritjes së faturave të energjisë, ofron edhe diskriminim në furnizim me energji elektrike.
“Vizioni politik i qeverisë në lidhje me mungesën e energjisë elektrike është ky qeveria po thotë ose kursejeni rrymën e rrjedhimisht mos u ngrohuni e provohuni nga jeta juaj normale ose në të kundërtën do të paguani më shtrenjtë energjinë elektrike”, tha ajo.