Gazeta Sinjali mëson nga burime të sigurta se motivi i vrasjes së rreshterit të Policisë së Kosovës dyshohet të jetë i lidhur me detyrën e tij zyrtare.
Hetimet paraprake tregojnë se viktima kishte qenë duke mbledhur informacione për një grup të njohur si “Vëllazëria Myslimane”, i cili, sipas burimeve hetimore, dyshohet se përfshin elemente ekstremiste fetare
Sipas grupit hetimor të rastit, për shkak të kësaj veprimtarie zyrtare, dyshohet se rreshteri është vrarë, megjithëse autoritetet theksojnë se është ende herët për të konfirmuar përfundimisht motivin.
“Ndoshta është herët me fol për rrethanat dhe motivin, por deri më tani, për këtë motiv dyshohet”, theksoi në nje burim i Sinjalit në Prokurori, që po merren me rastin.
Gazeta Sinjali do të vazhdojë të raportojë me kujdes për këtë çështje të ndjeshme, teksa hetimet po zhvillohen me intensitet të lartë.



Të tjera
Lajme Showbiz
Komenti i motrës së Gimbos për Selinën ndez rrjetin
Ndërkohë që Gimbo po shfaq gjithmonë
Lajme
Konkursi për rekrutimin e ushtarëve të rinj në FSK hapet javën e ardhshme
Forca e Sigurisë së Kosovës ka
Aktuale
Prokuroria deklarohet për ndalimin e katër punëtorëve të poligonit “Dreni” për falsifikim dokumentesh
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar