Ish-i dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, ka ritheksuar faktin se Qeveria e Kosovës ka refuzuar gazin e ofruar nga Amerika, shkruan Gazeta Botapress.info
Grenell përmes në Twite ka shpërndarë një shkrim të gazetarit Berat Buzhala, ku ky i fundit ka thënë se Kurti ka refuzuar gazin nga Amerika për shkak të bindjeve të tij ideologjike.
“Qeveria e VV’së hodhi poshtë një gazsjellës që do të financohej nga MCC dhe BERZH dhe humbi një mundësi të artë për zgjidhje afatgjatë në diversifikim. Kjo u refuzua për arsye thjesht ideologjike. Kosova tani nuk do të lidhet kurrë me rrjetin e gazit, kështu që tani jemi të varur nga qymyri 2)”, ka shkruar Berat Buzhala në Twiter.
Ndërsa Grenelli ka thënë se kjo është e vërtetë dhe se Kosova në krye me Albin Kurtin ka refuzuar gazin dhe nuk ka thënë asnjë arsye.
“Kjo është e vertetë. Mjerisht, qeveria aktuale e Kosovës refuzoi gazin e pastër nga SHBA. Albin Kurti asnjëherë nuk ka dhënë një përgjigje të mirë se përse e ka refuzuar”, ka komentuar Grenelli.
Kujtojmë, që Qeveria e Kosovës ka refuzuar projektin amerikan për gazin natyror, pasi Albin Kurti ka vënë kushte që nuk kanë mundur të realizohen. Projekti për ndërtimin e infrastrukturës për sjelljen e gazit amerikan është diskutuar mes qeverisë së Kosovës dhe agjencisë amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit për të cilin projekt ka siguruar rreth 200 milionë dollarë./Botapress.info/