Një aksident me fatalitet ndodhi të dielën në orët e para të mëngjesit në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
Policia ka njoftuar se është shoferi ai që ka mbetur i vdekur ku ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa një grua ka mbetur e lënduar dhe po merr tretman mjekësor
Ndërkaq me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET. Rruga Prishtinë – Ferizaj/ 20.04.2025 – 04:32. Si pasojë e një vet-aksidenti trafiku ku ka qenë e përfshirë një veturë ka humbur jetën shoferi mashkull kosovar dhe ka pësuar lëndime trupore pasagjerja femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa e lënduara është dërguar për trajtim mjekësor. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raportin ditor të policisë.



Të tjera
Lajme Showbiz
Komenti i motrës së Gimbos për Selinën ndez rrjetin
Ndërkohë që Gimbo po shfaq gjithmonë
Lajme
Konkursi për rekrutimin e ushtarëve të rinj në FSK hapet javën e ardhshme
Forca e Sigurisë së Kosovës ka
Aktuale
Prokuroria deklarohet për ndalimin e katër punëtorëve të poligonit “Dreni” për falsifikim dokumentesh
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar