Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka vlerësuar se programi qeverisës nuk mund t’u përgjigjet pritjeve dhe synimeve të qytetarëve.
“Nga cilido që ka eksperiencë në qeverisje dhe planifikim, ajo çfarë mund të konstatojmë̈ është kjo: Qeveria po na e ‘shet’ një Deklaratë Politike, si Program Qeveritar”, është shprehur Tahiri, percjelle Botapress.
“Programi në vend se të artikulojë caqe specifike, në funksion të të cilave do të tregonte për masat, veprimet dhe indikatorët konkret, ajo i ikë kësaj metode. Kështu i ikë edhe angazhimit dhe përgjegjësisë. Pra, flet për veprime pa caqe të matshme”.
“Qeveria flet me hamendje, për synimet anti Covid, sikurse bënë edhe me rritjen ekonomike. Kjo, sepse nuk ka asnjë ‘forecasting’ (parashikim), e të mos flasim fare qasje reale për këto sfida të mprehta”.
Ai ka thënë se programi flet për struktura, krijimin e disa prej tyre, shkrirjen e ngrirjen e disa të tjerave.
“Kështu shtrohet terreni, që dështimin e vitit të parë në qeverisje, ta mbulojnë me plane për prish-e-ndreqje, të strukturave. Këtu kanë një ‘Plan’: planin që në emër të reformave, t’i sistemojnë militantët e tyre, në një shtet të ‘fryrë’ me struktura e fonde pa qartësi për zhvillim”.
“I gjithë Programi, nuk ka pothuaj asnjë referencë dhe mbulueshmëri financiare”, thuhet ne deklaraten e shefit te Grupit Parlamentar te AAK-se Besnik Tahiri, percjelle Botapress.