Pak orë para fillimit të seancës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Alban Zogaj, ka folur lidhur me qëndrimin e subjektit të tij ndaj kandidaturës së propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Pas dy dështimeve radhazi për ta zgjedhur Albulena Haxhiun si kryetare të Kuvendit gjatë seancave të së shtunës, Vetëvendosje ka konfirmuar se edhe në seancën e sotme do ta nominojë sërish Haxhiun për këtë post të rëndësishëm institucional. Megjithatë, mungesa e konsensusit mes partive parlamentare vazhdon ta pamundësojë zgjedhjen e saj.
Zogaj bëri të qartë se LDK-ja do të marrë pjesë në seancë, por nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket kandidaturës së propozuar nga VV-ja.
“Po do të marrim pjesë. Qëndrimi ynë deri në ketë moment nuk ka ndryshuar” tha ai shkurtimisht për FrontOnline, duke lënë të kuptohet se LDK nuk do ta mbështesë kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.



Të tjera
Aktuale
AUV-i konfirmon se qumështi Aptamil është i sigurt për përdorim
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka
Lajme
Pesë shtetet ku Krishtlindja është e ndaluar
Derisa në shumicën e vendeve të
Aktuale
Kryetari i Malishevës: Problemet me rrymën po prekin shkollat dhe shëndetësinë
Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka