Prej se nuk po kemi rrymë, po na elektrizohen flokët.
Se, kur njeri merr guxim me dalë nga qebja për të vazhduar rrugëtimin e tij për në kuzhinë, ajri i ftohtë dhe lagështia e ulët, po ndikojnë që elektronet me kalu më shpejt nga qimja në qime.
Edhe leshi i qebes, shallat, kapuçat dhe tlinat kanë ndiku shumë që m’u rritë elektriciteti në garderobën tonë.
Se, leshi e tërheq leshin shumë dhe kur i ndanë leshrat sidomos (teshën nga tesha), përkeqësohet situata, teshat bëjnë xhixha dhe t’nxan rryma!
Dikush prej nesh ka edhe kimistri mes vete, ku prej prekjes me personin e caktuar krijohet elektriciteti, ama ai rast ndodh rrallë.
Nëse mbath kundra me shtikëll prej druri ose çizme plastike kapërcen më lehtë.
Ose, si e heton se t’u kanë elektrizu flokët ose teshat n’trup, veç e shtin pak gishtin e dorës në dhé t’saksisë dhe dhéu ta tërheq elektricitetin.
Isha në një takim pune.
Njëra fliste shumë seriozisht për subjektin e takimit në fjalë.
Ishte ulur kah dritarja, dhe rrezet e diellit të dimrit i binin në kokë.
Ish rrjep m’i ndreq frizurën, por s’kish qime e flokut që nuk iu kish elektrizu, çu përpjetë, ibret.
Fliste aq seriozisht, ama dukej aq qesharake.
Me atë rast e zbulova, se sado që të jetë tema e bisedës serioze, nëse dukesh qesharake, s’të merr kush serioziisht.
P.S. Artane Rizvanolli duhet të shkarkohet sepse ka mbajtur qëndrim racist dhe diskriminues ndaj konsumatorëve shqiptar.
Artane Rizvanolli është sjellur si zëdhënëse e ‘krimit të organizuar në KEK’.
Artane Rizvanolli e shpërndan rrymën, në baza etnike dhe i privilegjon serbët.
Dhe që është më e keqja, sillet si Nikolla Teslla dhe Thomas Edisoni, zbuluese e rrymës dhe e poçit elektrik, që i mëson shqiptarët primitivë se si përdoret rryma.
Albulena, le t’ja nisë prej Artane Rizvanollit, ta zbulojë se si ka ndodhur që një shqiptare që nuk merret me tregti ka arritur t’i tubojë 200 mijë euro para të thata, në bankë.
Është ministrja më arrogante, më joprofesioniste dhe më e neveritshme që e ka pasur Kosova ndonjëherë!
(Qeveria Kurti e trajton popullin si opozitë)