Një punëtore e një kompanie farmaceutike ka rënë pre e mashtrimit. Ajo ka transferuar 86 mijë euro në një xhirollogari të gabuar.
Si u krye transferi dhe si u kuptua mashtrimi? Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë bërë të ditur se punëtorja e kompanisë farmaceutike në Prishtinë kishte pranuar në e-mail numrin e xhirollogarisë së një kompanie tjetër farmaceutike, ku duhej të transferonte 86 mijë euro.
Pasi që e kishte kryer punën e saj, më 22 dhjetor, ajo ishte njoftuar nga kompania bashkëpunuese se nuk e kanë pranuar pagesën për të cilën kishin bërë marrëveshje.
Si u kuptua që dikush tjetër ka “gisht” në këtë punë?
Në e-mailat që punëtorja e farmacisë kishte shkëmbyer me kompaninë partnere, ku edhe ishte dërguar numri i xhirollogarisë në të cilën do të hudheshin plot 86 mijë euro, u kuptua gjithçka.
Në këtë e-maila figuronin disa e-mail adresa të ndryshëm nga e-mailat e kompanisë në llogarinë e të cilës ishin destinuar paratë, mirëpo shumë të ngjashëm, çka e bënë të kuptonte se ajo kishte rënë pre e një mashtrimi.
Dy ditë më vonë, më 24 dhjetor, rreth orës 15:30, punëtorja e kompanisë së barnave mjekësore, e lajmëroi rastin në polici.
Këto burime i thanë Sinjalit se Prokurori kujdestar ka urdhëruar që të iniciohet rasti “Mashtrim” dhe të nisin hetimet për zbardhjen e tij./Botapress.info/