Botapress, 25 Dhjetor – I ka marrë votat si kandidate e AAK-së në zgjedhjet nacionale të 14 Shkurtit të këtij viti, por pothuaja që në fillim të mandatit i ka prishur raportet me partinë.
Albena Reshitaj përvec se nuk voton sipas qëndrimit të Grupit Parlamentar të AAK-së, ajo nuk ftohet fare as në takime e deputetëve dhe të strukturave të kësaj partie.
Reshitaj mbahet mend si deputete që votoi presidenten Vjosa Osmani ndërkaq në shumë raste përve[ se ka votuar kundër qëndrimeve të AAK-së ka marrë pjesë në votim dhe ka votuar pro propozimeve dhe projektligjeve e marrëveshjeve të Qeverisë Kurti e të Grupit Parmalentar të VV-së.
Së fundi ajo qëndroi në Kuvend kur presidentja Vjosa Osmani mbajti fjalimin vjetor, ndërka kritikoi opizitën për mospjesmarrje në seancë për votimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare.
Por a është Albena Reshitaj ende deputete e AAK-së?
De jure ajo ende figuron si deputete e AAK-së, ndërkaq de facto ajo ka shkëputur të gjitha relalcionet me AAK-në.
Gjatë vizitës së fundit në SHBA,e pyetur për të ardhmen e saj politike, Reshitaj ka deklaruar për Botapress se ajo ka oferta nga disa parti për t’iu bashkuar por ajo tash për tash ka zgjedhur pozicionin e deputetes së pavarur.
“Unë nuk mund të shkel mbi parimet e mia dhe nuk mund të përkrah qëndrimet politike që qojnë në destabilizim të vendit. Por unë nuk jam as me pozitën e as me disa qëndrime të opizitës. Unë jam për të mirën e vendit” ka thënë Reshitaj për Botapress.
Se cila do të jetë e ardhmja e Albena Reshitajt do të shihet në të ardhmen, pas përfundimit të këtij mandati legjislativ.